Site icon PrishtinaPress

Ky është shteti amerikan që nuk mbulohet nga NATO, ekspertët thonë se kjo duhet të ndryshojë

Suedia është bërë shteti më i ri që i bashkohet NATO-s, aleancës ushtarake me 31 shtete përfshirë SHBA-në. Nejse, 49 nga 50 shtetet amerikane, shkruan CNN.

Sepse në gjeografinë dhe historinë e çuditshme Hawaii teknikisht nuk mbulohet nga pakti i NATO-s.

Nëse një fuqi e huaj sulmon Hawaiin – të themi bazën amerikane në Pearl Harbor ose edhe selinë e Komandës së Indo-Paqësorit veriperëndimor të Honolulus – anëtarët e NATO-s nuk do të ishin të obliguar ta mbronin Shtetin Aloha.

“Është gjëja më e çuditshme”, thotë David Santoro, president i Forumit të Paqësorit.

Ai shton se edhe banorët e Hawaiit nuk e kanë idenë se shteti i tyre teknikisht është jashtë aleancës.

“Njerëzit supozojnë se Hawaii është pjesë e SHBA-së dhe kështu mbulohet nga NATO”, thotë ai.

Ai thotë se krejt puna është tek emri i aleancës – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Hawaii, natyrisht se është në Paqësor, dhe ndyrhse prej Kalifornisë, Kolorados apo Alaskas, shteti i 50 nuk është pjesë e SHBa-së kontinentale që prek veriun e Oqeanit Atlantik në lindje.

“Argumenti për mospërfshirjen e Hawaii është thjesht se nuk është pjesë e Amerikës Veriore”, thotë Santoro.

Përjashtimi i Hawaiit është përcaktuar në Traktatin e Washingtonit, dokumenti që themeloi NATO-n në vitin 1949, dhjetë vjet para se Hawaii të bëhej shtet amerikan.

Derisa neni 5 i traktatit parashikon vetëmbrojtjen kolektive në rast të ndonjë sulmi ushtarak ndaj çdo shteti anëtar, neni 6 kufizon shtrirjen gjeografike të kësaj mbrojtjeje.

“Sulmi i armatosur ndaj një ose më shumë palëve konsiderohet se përfshin sulmin e armatosur në territorin e cilësdo prej palëve në Evropë ose në Amerikën e Veriut”, thotë neni 6.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar se Hawaii nuk mbulohet nga neni 5, por shtoi se neni 4 thekson se anëtarët duhet të konsultohen kur kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e çdo anëtari, duhet të mbrohen dhe kjo mund të ketë ndikim edhe te shteti i 50-të amerikan.

Disa ekspertë thonë se koha ka ndryshuar që prej nënshkrimit të Traktatit të Washingtonit.

Ata argumentojnë se situata politike në Indo-Paqësor mund të nxisë rishikimin e traktatit.

Kjo duhet të bëhet për shkak se bazat ushtarake të SHBA-së në Hawaii mund të luajnë rol të madh kundër agresionit të Koresë së Veriut dhe përkrahjes potenciale për mbrojtjen e Tajvanit.

Kina komuniste insiston se ishulli demokratik duhet të kontrollohet nga ajo. Edhe lideri Xi Jinping riunifikimin me Tajvanin e ka qëllimin kryesor të qeverisjes së tij.

Exit mobile version