Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë, i ndodhur në Greqi, ku një shqiptar vrau tëdashurën e tij, 19-vjeçare.
Mësohet se autori i krimit është 25-vjeçari Qamil Taja, 23 vjeç, i cili ekzekutoi Krisjana Brakaj, në Pire të Atikës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
23-vjeçari qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e gjetën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks. Në vazhdim 25-vjeçari Taja u dorëzua në rajonin e policisë në Pire, ku edhe u tha policëve se vrau për xhelozi bashkëjetuesen e tij.
Policia thotë se shkak për vrasjen ka qenë fakti se autori kishte zili patologjike për viktimën, ndaj së cilës ushtronte jo vetëm dhunë trupore por edhe psikologjike.
Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.