3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ky është shoferi i kamionit që u gjet pa shenja jete në Terminalin Doganor

Raportimi i një rasti të rëndë që ndodhi sot në Terminalin Doganor në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë ka vënë në lëvizje Policinë, Prokurorin e Shtetit e Emergjencën.

Një 58-vjeçar, i cili ishte shoferi i kamionëve u gjet pa shenja jete në këtë terminal, në orët e mesditës.

Sinjali raportoi për këtë rast para pak minutash, ndërsa tash ka mësuar detaje të reja dhe identitetin e viktimës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është Fuad Ljajic, i cili sipas informacioneve të para derisa po doganonte mallin, është rrëzuar papritur në tokë pa shenja jete.

I ndjeri kishte ardhur nga Novi Pazari, por e gjeti vdekjen derisa po punonte.

Ekipi i mjekëve që doli në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se 58-vjeçari është i vdekur, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat viktima ka humbur jetën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img