7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ky është serbi që EULEX’i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri

Zoran Vukotic, i lindur në vitin 1970, figuron si i kërkuar në faqen e INTERPOL-it për krime ndaj popullatës civile.

Vukotic është i akuzuari i vetëm deri tash për këtë masakër, ndërsa është arrestuar vitin e kaluar në Mal të Zi dhe i ekstraduar në Kosovë.

Po ashtu, akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve në Burgun e Smrekonicës. Ky burg ishte shndërruar në një kamp përqendrimi për shqiptarët e arrestuar gjatë luftës.

Vrasja e 116 cilëve shqiptarë më 2 maj 1999 kishte ndodhur kur ata kishin zbritur në fshat për të gjetur ushqim. Atyre u kishin mbaruar të gjitha rezervat që kishin në malet ngjitur me Shalën e Bajgorës. Kërkimi i ushqimit për këto viktima, ishte shndërruar në njërën prej masakrave më të llahtarshme që kishin kryer forcat serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img