Site icon PrishtinaPress

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte

Në Graçanicë sot Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar serbin Dragisha Milenkoviq.

Milenkoviq u arrestua pak pas orës 10:00 dhe siç konfirmohet nga familja.

Ai akuzohet për krime lufte.

Mësohet se fqinjët e shqetësuar dhe vendasit u mblodhën para shtëpisë së familjes Milenkoviç pas arrestimit.

Po ashtu është bërë e ditur se Bashkëshortja e Dragisha Milenkoviqit është dërguar në spital për shkak të tronditjes që ka përjetuar.

“Për shkak të tronditjes për shkak të arrestimit të bashkëshortit, asaj iu shfaq tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti”, tha mjekja kujdestare në urgjencën, Marina Mandiq.

Exit mobile version