Site icon PrishtinaPress

Ky është sekretari i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës

Konkursi për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka shkuar drejt fundit.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kryer vlerësimin edhe të listës së ngushtë të kandidatëve, që ishin 1. Florim Canolli; 2. Arben Krasniqi; 3. Blerim Hasani; 4. Lulzim Beqiri dhe 5. Mentor Borovci.

Nga vlerësimi shihet se vetëm Florim Canolli, Arben Krasniqi e Lulzim Beqiri janë vlerësuar deri në fund me intervistë, raporton “Zëri”.

Florim Canolli është ai që ka mbledhur më shumë pikë në këtë konkurs, duke mbërritur kuotën prej 81.71 pikësh dhe pritet të marrë këtë pozitë. Ai triumfoi përballë kundërkandidatëve Arben Krasniqi (79.99) dhe Lulzim Beqiri (76.98).

Florim Canolli për momentin mban pozitën e drejtorit në Zyrën për Bashkëpunim Zhvillimor në Zyrën e Kryeministrit. Ai më parë ka mbajtur pozita që e kanë lidhur Kosovën me integrime evropiane, prej 2008-s, kur është angazhuar në Zyrën e Kryeministrit në vitin 2008 në Agjencinë për Integrime Evropiane e më pas në Ministrinë e Integrimeve Evropiane për 10 vjet.

Deri tash, e shumë kohë më parë, në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit ka qenë Fitim Krasniqi.

Exit mobile version