Pavarësisht se ka top lojtarë me atribute dhe goditje të forta, Barcelona më parë kishte vuajtur për të shënuar gola jashtë zonës së rreptësisë
Kjo sepse skuadra zakonisht luante rreth zonës dhe shënonte nga afërsia.
Megjithatë, Blaugrana shpesh përballej me skuadra me mbrojtje të ngjeshur të cilat nuk lënin hapësira dhe kjo është arsyeja pse ata kërkon që të shënojnë nga ndërprerjet dhe nga goditjet nga largësia.
Ernesto Valverde e ka parë këtë gjë dhe ka bërë një përmirësim të madh të skuadrës, e cila gjë po shihet këtë sezon.
Nga 20 gola të shënuara në gjashtë ndeshje zyrtare deri me tani, katër kanë ardhur nga jashtë zone.
Dy nga goditjet e lira të Lionel Messi dhe të tjerat kanë ardhur nga dy goditje të forta të Ousmane Dembele, një kundër Sevillas dhe tjetra nga PSV Eindhoven.
Këto katër gola bëjnë në total 20 për qind të golave të skuadrës.
Në dekadën e fundit, Barcelona kurrë nuk e kishte pasur këtë përqindje kaq të lartë dhe më të mirën e ka në kohën e Pep Guardiolas në sezonin 2009/10 më 17 për qind, apo 22 nga 128 gola që shënuan atë sezon.
Më e ulëta ishte në vitin e dytë të Luis Enrique kur nga jashtë zonës u shënuan 7.5 për qind të golave.
Përqindja e golave e shënuar jashtë zonës së rreptësisë në 10 vitet e fundit
2018/19: 20%
2009/10: 17.2%
2012/13: 15.2%
2013/14: 14.8%
2008/09: 14.6%
Përpjekjet për goditje nga jashtë zona janë më të mëdha dhe më të sakta për çdo javë.
Kundër PSV, Barcelona ka bërë 10 përpjekje për të shënuar nga largësia, e cila gjë është e pazakonshme nëse e shikojmë atë në ndeshjet e katër viteve të fundit në Ligën e Kampionëve.
Nga largësia goditën kundër PSV’së, Messi (3), Luis Suárez (2), Rakitic (2), Alba, Sergi Roberto dhe Dembélé (1).
Edhe me Valverden si trajner, skuadra ka vuajtur për goditje nga distanca.
Deri në këtë vit, vetëm Messi kishte shënuar nga goditjet nga largësia, shumica e këtyre goditjeve ishin nga gjuajtjet e lira.
Megjithatë, më 2018 deri me tani janë shënuar 10 gola – përfshijë edhe ato të sezonit të kaluar – me Messi, Dembele dhe Philippe Coutinho që kanë shënuar gola spektakularë deri me tani.