Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim.
Në seancën ku është shpallur aktgjykimi nga trupi gjykues prezent kanë qenë edhe prindërit e të ndjerës Marigona Osmani dhe familjarë të tjerë.
Pas përfundimit të seancës ata shihen duke u larguar nga salla.