Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar lidhur me çështjen e 53 milionëshit të Bechtel-Enkas.
Krasniqi ka thënë se shpjegimet që i ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj, pavarësisht që kanë qenë në gjuhën popullore beson se janë kuptuar nga të gjithë dhe se ishin mjaft të sakta për mënyrën se si është ardhur deri në këtë problem dhe si është bërë zgjidhja e problemit.
“Qysh në gjenezë nga PDK është iniciuar ndërtimi i autostradës nga Morina në Prishtinë, Rrugës së Kombit dhe është arritur që brenda afatit të përfundohen segmentet. Ndërtimi i segmenteve në fjalë duke vazhduar në Besi ka hapur perspektivën për herë të parë të lidhjes së rajonit, duke integruar plotësisht Rrugën e Kombit, në korridoret evropiane dhe duke e kthyer Kosovën nga një ambient i mbyllur në aspektin rrugor në një transit në gjithë Evropën Juglindore”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës më 2 qershor 2008, shpalli projekte të veçanta dhe Qeveria është ngarkuar me marrjen e përgjegjësive të këtyre projekteve.
“Në vitin 2014 konkretisht me 2 korrik është nënshkruar kontrata që po diskutojmë në mes MI-së dhe Bechtel Enkas dhe vlera e kësaj kontratë ka qenë 6 milionë euro për 42 muaj, si rezultat i ndarjeve jo të mjaftueshme buxhetore, për zbatimin e këtij projekti dhe për shkak të ngecjeve në alokimin e mjeteve, komiteti drejtues ndërministror ka kërkuar nga koncersioumi që të shqyrtojë alkokimin e mjeteve, komiteti drejtues ndërministror ka kërkuar nga koncersiumi që të shqyrtojë mundësin e shtyrjes së afatit afërsisht për një vit. Kryesisht Ministri i Financave ka menduar se ka qenë kërkesë e nevojshme. Ne kemi ardhur në një situatë tjetër me ardhjen e Qeverisë Haradinaj, ka qenë çështje urgjente, është afruar fundi i vitit, pra çështja e kontratës dhe dokumentet janë nënshkruar vetëm nga punëkryesuesi jo nga ne. Ne kemi hapësirë me diskutu që ky vendim i qeverisë është marrë pa vlerësimin final të kompanisë mbikëqyrëse, andaj në emër të PDK-së po shpreh qëndrimin që raportet e kompanisë që vijnë në javën në vazhdim të merren parasysh”, ka thënë Krasniqi.