17.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Ky është qëndrimi i AAK-së për demarkacionin, pas kërkesës së Gjermanisë dhe SHBA-së për miratim!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është lëkundër në qëndrimet e saja sa i përket çështje se demarkacionit me Malin e Zi.

As kërkesa e kryediplomatit gjerman, Sigmar Gabriel dhe e senatorit amerikan McCain, që Kosova sa më shpejt të ratifikoj demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk e ka lëkundër në qëndrime AAK-në.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Pal Lekaj i ka thënë Gazetës Blic se ata janë që demarkacioni me Malin e Zi të marrë epilog, por jo në formën aktuale.

“Ndërrim qëndrimesh për çka? Që jemi për paqe e për dialog me Serbinë, kemi qenë gjithmonë, por me tjetër format e me tjetër qasje në këto procese. Demarkacioni, jemi që kjo temë të marrë epilog, por jo në formën çfarë po e trumbeton qeveria”, tha ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, mesazhet e senatorit John McCain ishin shumë të mirëpritura ngase, sipas tij, ishin mesazhe të vazhdimit të mbështetjes për vendin tonë.

“Ne dhe Amerika jemi aleatë sepse këtë e dëshirojnë të dy popujt tonë, nuk është vetëm çështje e komunikimit në nivel politikanësh”, tha ai për Gazetën Blic.

Pra, shton ai, të gjithë miqtë tanë janë të vetëdijshëm se nuk po kundërshtojm procese për inat të askujt por për të mbrojtur çka është e Kosovës.

“Kështu na duan edhe me shumë miqtë tanë si Kosovë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img