3.7 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Ky është propozimi më romantik për martesë

Ta kërkosh dorën e vajzës që e do është një moment shumë i rëndësishëm i çdo djali. Ndonjëherë këta djem dinë të jenë shumë romantik gjatë propozimeve të tyre për martesë. Por, storia që do e tregojmë në vazhdim do t’iu befasojë dhe do t’ua shkrijë zemrën.

Jivago dhe  Laura punojnë si fotografë të dasmave dhe ata kanë qenë në lidhje për tetë muaj. Djali i ri po vriste mendjen se çka duhej të bënte që propozimi i tij për martesë të jetë shumë i veçantë dhe Laura të thotë “Po”.

Papritmas atij i erdhi një ide në mendje: Çka nëse i propozoj asaj në një dasmë të dikujt? Kështu ai kaloi tri javë duke i bërë përgatitjet për ta organizuar një martesë të rreme. Me ndihmën e familjes dhe të miqve të tij, ai arriti ta organizonte dasmën dhe madje arriti t’i grumbullonte 240 mysafirë.

 

Natyrisht, Laura ishte fotografe në këtë dasmë.

Në mes të ceremonisë një vajzë e vogël iu afrua Laurës me një kuti në të cilën ishte fotoja e saj me Jivagon!

 

Në fillim Laura nuk po e kuptonte se çka po ndodhte. Por, reagimi i saj ishte shumë emocionues kur Jivago hyri në sallë bashkë me muzikën romantike në sfond.

Pastaj siç edhe mund ta merrni me mend, Jivago iu afrua Laurës , u ulë në gjunj dhe i propozoi martesë. Ajo tha po.

Ata do të martohen brenda vitit dhe në bazë të poropozimit mund ta imagjinoni se çfarë dasme të mrekullueshme do të kenë, shkruan Bright Side

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img