7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ky është pronari i arrestuar i motelit ku qëndruan personat që plagosën Vllasin (Foto)

Në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit Murat Jashari për tentim-vrasjen e avokatit, Azem Vllasi, është treguar se kryesi i veprës dhe i arrestuari tjetër si bashkëpjesëmarrës, Avni Llumnica, kishin qëndruar në motelin e personit të tretë që u arrestua mbrëmë, Arsim Ibrahimi

Personi i tretë i arrestuar nga policia, Arsim Ibrahimi, është pronari i motelit ku kanë qëndruar dy të arrestuarit, Murat Jashari dhe Avni Llumnica, raporton Gazeta Express.

Moteli i tij gjendet në lagjen Veterrik të Prishtinës, “Fontana”, aty ku qëndruan Murat Jashari dhe Avni Llumnica para kryerjes së atentatit. Ata u arrestuan pas atentatit në po këtë motel.

Ibrahimi nuk i ka regjistruar të arrestuarit si klientë, derisa kanë qëndruar në motelin ku ai është pronar. Kjo është edhe arsyeja që ai është arrestuar, raporton Express.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img