6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Ky është Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë

Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është gati për të shkuar për trajtim në Qeveri, për të pasuar pastaj me miratim nga deputetët e KuvendiT të Kosovës. Hartimi i këtij projektligji ka përfunduar nga komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore i Kuvendit të Kosovës.

Projektligj, synon të shmangë problematikat gjatë votimeve që janë paraqitur në zgjedhjet e kaluara.

Votat e kandidatëve për deputet shumë shpejt do të mund të numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit, e jo në vendvotime siç ka ndodhur deri më tash. Kjo në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Projektligji i ri i zgjedhjeve është përfunduar nga komisioni ad-hoc i Kuvendit, dhe shumë shpejt pritet të shkojë për trajtim në Qeveri të Kosovës.

Përveç vendit të numërimit të votave, ky projektligj, të cilin e ka siguruar të plotë Gazeta Online Reporteri.net, u mundëson kandidatëve për deputetë që gjatë procesit të jenë edhe vetë vëzhgues të numërimit në QKN. Po ashtu, mundëson edhe praninë e mediave.

Me Ligjin e ri për Zgjedhjet, votuesit, në listën zgjedhore për deputetë, mund të votojnë deri në 10 kandidatë, nga 5 sa kanë qenë deri më tash. Parasheh nisjen e heshtjes zgjedhore me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.

Ky projektligj u ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatëve që në 3 vitet e fundit janë të dënuar për vepër penale një vit apo më shumë vite me burgim efektiv.

Po ashtu, mundëson votimin në objektet e Ambasadave dhe Konsullatave të Kosovës në botë për shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë vendit, por veç në rastet kur ambasadat/konsullatat i plotësojnë kushtet për t’u shndërruar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe me numër të kufizuar të votueseve. Maksimumi 750 sosh.

Se ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, ia lehtëson mërgatës pjesëmarrjen në proceset zgjedhore në Kosovë, e ka pohuar edhe vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës ku paralajmëroi ardhjen e këtij projektligji për shqyrtim në ekzekutiv.

Drafti ka përfunduar së hartuari nga komisioni ad-hoc i Kuvendit javën që shkoi, me 05 prill 2023.

Projektligji përmban 129 nene gjithsej, të hartuara në 82 faqe dokument.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img