0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është profili i Liridon Uruqit, i dyshuar për vrasjen e të riut në Gjilan (Foto)

Të shtunën në orët e vona në Bresalc të Gjilanit, u vra me armë zjarri, i riu Fatlind Arifi, 22-vjeç. I dyshuar për këtë vrasje është shoku i tij i ngushtë, Liridon Uruqi, 27-vjeç.

Vetëm pak minuta pas kryerjes së vrasjes, autori është venë nën pranga të Policisë së Kosovës dhe se i njëjti është i njohur për autoritetet si person me të kaluar kriminale.

Se ai ka kaluar kohë nëpër stacione policore dhe burgje, për të kishte raportuar disa herë edhe Indeksonline.

Prokurori i rastit ka konfirmuar se i dyshuari Uruqi pasi e kreu vrasjen, tentoi ta paraqiste atë si vetëvrasje.

Për profilin e Uruqit sot për Indeksonline kanë folur edhe zyrtarët e Gjykatës Themelore në Gjilan duke treguar fillimisht për një rast të tentim vrasjes që kishte ndodhur vitin e kaluar në Gjilan.

“Lënda mban numrin PKR.nr. 75/2018, vepra penale tentim vrasje neni 179/1, i akuzuari L.U. ka qëndruar nën masën e paraburgimit një muaj. Pas mbajtjes së seancave gjyqësore, ku janë shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe dëgjimi i dëshmitarëve, i akuzuari në fjalën është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me 2 (dy) vite burg efektiv dhe 500 Euro gjobë. Palët kanë ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi dhe lënda gjendet për momentin në Gjykatën e Apelit. I akuzuar L.U. nuk është liruar, ka qenë nën masën e paraburgimit. Pas shpalljes së aktgjykimit ai ka marr dënimin meritor, në qoftë se shkalla e dytë vërteton aktgjykimin e shkallës së parë i akuzuar do të shkojë në vuajtje të dënimit prej 2 viteve dhe pagesën e gjobës prej 500 Euro”, është thënë në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Gjilan për Indeksonline.

Duke u pyetur se me cilin arsyetim është lënë i lirë i dyshuari Uruqi, këta të fundit janë përgjigjur se Gjykata ka vepruar sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës por që secili ka të drejtën e ushtrimit të ankesës në shkallën e dytë.

Ashtu siç edhe ka raportuar Indeksonline gjatë ditës së djeshme, Uruqi ka një dosje kriminale mjaft të gjerë, duke mos lënë anash asnjëherë posedimin e armëve, rrahjet, plagosje dhe së fundi edhe vrasjen e kryer në Bresalc.

“I akuzuari në fjalë ka një dosje kriminale të gjerë, por dua të ju njoftojë që edhe më herët ka qenë i dënuar me burg dhe gjobë për vepra të ndryshme. Për disa lëndë ka shkuar në vuajtje të dënimit me burg dhe ka paguar dënimet me gjobë, janë edhe disa lëndë në procedurë.  Edhe një informatë shtesë për rastin që ka ndodhur këto ditë vrasja e të riut në Bresalc, në Gjykatën Themelore të Gjilanit, ka ardhur kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L. U”, është përfunduar në përgjigjet e Themelores në Gjilan.

Ndryshe duhet cekur se i dyshuari Uruqi, një djalë i papunë “ligjërisht” ka arritur të bëjë një pasuri mjaft të madhe.

Viktima e fundit e Uruqit, 22 vjeçari Fatlind Arifi është varrosur dje në varrezat e fshatit Bresalc./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img