Site icon PrishtinaPress

Ky është postimi që bëri Macron derisa Franca po humbte nga Spanja

Në finalen e Berlinit do të shkelë Spanja, e cila triumfoi ndaj Francës me shifrat 2-1. Derisa Franca pësoi këtë disfatë, presidenti francez, Emmanuel Macron bëri një postim në rrjetin social X.

Macron postoi videon e lëshimit të raketës evropian Ariane 6 duke e përshkruar edhe me disa fjali.

“Kjo është Historia jonë e Hapësirës. Kjo është autonomia jonë strategjike. Është një burim krenarie franceze dhe evropiane. Nisja e parë e Ariane 6 është një sukses! Urime të mëdha për skuadrat që bëjnë të mundur atë që duket e pamundur. Misioni u realizua”, shkroi Macron.

Exit mobile version