Një person është gjetur i vdekur sonte në qytetin e Pejës.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, sipas të cilit, dyshohet për vetëvrasje.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që vrau veten ishte B.Xhaferi. Ai u gjet i vdekur te Fabrika e Tullave në Pejë.
Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë.