Site icon PrishtinaPress

Ky është plani i VV-së dhe PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka disa ditë që ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për rrëzimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Zyrtarët e kësaj partie kanë pranuar se deri tani kanë mbledhur 31 nënshkrime nga 40 sa ju duhen për inicimin e mocionit të mosbesimit në organin legjislativ për t’i dhënë fund ekzekutivit të drejtuar nga Hoti.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se PDK do ta votojë mocionin e mosbesimit në Kuvend, por nuk është e gatshme të japë nënshkrimet për inicim të procedurës së shkarkimit në Kuvend për shkak të rivaliteteve të gjata mes këtyre dy partive, pra VV dhe PDK.

Kjo sipas burimit të Gazetës Online Veriu.info do të nënkuptonte hyrjen e PDK-së nën sqetullat e Vetëvendosjes, që është partia e parë në vend.

Partisë së Kurtit i mbetet që të kërkoj edhe 9 nënshkrimet e nevojshme tek partia e Ramush Haradinajt që momentalisht është pjesë e qeverisë Hoti.

Përplasjet e mëdha mes AAK dhe LDK si partnerë qeverisës rritin gjasat që Vetëvendosje të sigurojë nënshkrimet e AAK-së për të inicuar procedurën në Kuvend./Veriu.info/

Exit mobile version