Site icon PrishtinaPress

Ky është plani i KQZ-së për zgjedhjet e nesërme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ka bërë publik planin e konferencave dhe njoftimeve për media.
Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllën në orën 19:00.
PLANI I KONFERENCAVE DHE NJOFTIMEVE PËR MEDIA PËR DITËN E ZGJEDHJEVE
18 dhjetor 2016
07:30
Njoftim për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve.
11:30
Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00.
15:30
Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.
19:30
Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor; mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e pjesëmarrjes në votime.
:
Për orën e saktë të publikimit të Rezultateve Preleminare do t’iu njoftojmë me kohë.
Të gjitha konferencat mbahen në Selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prishtinë.
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR RAUNDIN E DYTË
NUMRI I VOTUESVE
QENDRA VOTIMI
VENDVOTIME
52 569
28
72
Me datë 25 nëntor, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.
 Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues para mbajtjes së Raundit të Parë (04 dhjetor) dhe 215 vëzhgues të tjerë gjatë afatit para mbajtjes Raundit të Dytë. Pra, janë më shumë se 1 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për t’i vëzhguar këto zgjedhje.

Exit mobile version