Pasditen e të premtes, në rrugën për Veternik, një veturë goditi një këmbësor qe po kalonte rrugën, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Shoferi i dyshuar është arrestuar, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dine se ky rast ka tronditur familjen Thaqi nga fshati Carallukë i Malishevës pasi e morën lajmin e hidhur për vdekjen e Shaipit, 48-vjeçar.
Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor./Sinjali/