3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është personi që u arrestua sot në Ferizaj, Norvegjia e kërkonte bashkë me vëllain e tij për një vrasje të tri viteve më parë

FAST Kosova me mbështetje të Njësisë Speciale Operative ditën e sotme ka arrestuar 35-vjeçarin, Visar Avdylin i cili në vitin 2021 kishte vrarë një 20-vjeçar.

Përveç Visarit, autoritetet norvegjeze patën shpallur në kërkim edhe vëllain e tij, Valon Avdyli, për vrasjen në Mortensrud në Oslo më 7 tetor.

Atë kohë, autoritetet norvegjeze publikuan edhe pamjet e tyre, ku dy ditë pas ngjarjes tragjike dy vëllezërit ishin nisur drejt Prishtinës, më 9 tetor.

Vëllezërit Avdyli akuzohen për vrasje dhe bashkëpunim në vrasje pasi 20-vjeçari Hamse Hashi Adan u qëllua dhe u vra jashtë shkollës Lofsrud më 7 tetor të 2021.

Mediat norvegjeze patën bërë të ditur se Valon Avdyli kishte qenë i dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Policia arreston kosovarin që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për një vrasje të kryer në Oslo në vitin 2021

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img