Site icon PrishtinaPress

Ky është personi që ra në greminë në Istog, policia e zjarrëfikësit nisen për kërkim

Një person ka rënë mesditën e sotme në bjeshkët e fshatit Studenicë në Istog. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që po kërkohet është D.Ramqaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona kanë qenë duke ecur në një zonë malore kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë./Indeksonline/

Exit mobile version