Më 3 tetor, rreth orës 18.00, tre persona kanë sulmuar një shqiptar nga Kosova në rrugën “Kusterwiesstrasse”, në Bilten GL. Viktima është goditur nga prapa me një mjet të fortë druri dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Pak më vonë, në Cyrih ishte arrestuar një 44-vjeçar i dyshuar. Pas dy personave të tjerë, policia vazhdon të kërkojë dhe tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar.