Site icon PrishtinaPress

Ky është personi nga Malisheva që u gjet i vdekur sot pranë shtëpisë së tij

Sot një person nga Tërpeza e Malishevës, është gjetur pa shenja jete në trotuarin pranë shtëpsisë tij.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkaq familjarët kanë publikuar në Facebook foton e të ndjerit, duke treguar se bëhet fjalë për Hysen Muhamet Krasniqin, i cili kishte talent në pikturë, por që nuk kishte mundësi ta jetonte ëndrrën e tij për pikturën.

“Të nderuar miq e shokë, ju njoftojmë se sot papritmas ka ndërruar jetë Hysen Muhamet Krasniqi. I ndjeri kishte talent të madh në pikturë, por kushtet e rrethanat nuk ja mundësuan ta jetësojë endrrën e tij”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Exit mobile version