Site icon PrishtinaPress

Ky është personi nga Deçani që dyshohet se u vetëvra

Rreth orës 15:00, sot në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, u gjet i vdekur një person.

5 orë më vonë Policia konfirmoi vdekjen e tij, duke thënë se ka dyshime se i njejti ishte vetëvrarë, pasi që atij i’u gjet një armë.

Viktima është Qerim Balaj, nga Deçani.

Tutje mësohet se rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes.

Fotografia e tij:

Exit mobile version