Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësitë për shkarkime rrufesh.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 deri në 20 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./PrishtinaPress/