0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe këtë javë në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm.

Sipas IHMK-së gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat do të lëvizin nga 3 minimalja, deri në 24 gradë celsius ajo maksimale.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

Të hënën. Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë  pesë ditëshit të parë të muajit nëntor. Parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren për sezonin e stinës që jemi. Për gjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5 km. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Të martën. Mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën. Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius,

Të enjten. Mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Të premten. Të premten mot më i freskët. Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Më poshtë ju sjellim tabelat për sot dhe katër ditët e ardhshme me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img