Site icon PrishtinaPress

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Mot stabil gjatë javës, kryesisht me diell.

Orëve të mëngjesit ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, parashikon “Prishtina Weather”.

16.10.2022 – Mot i qëndrueshëm do të mbajë gjatë javës vijuese mbi vendin tonë.  Do të dominohet nga kthjellimet dhe intervale më të gjata me diell.  Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Ditën e enjte do të ketë edhe vranësira kalimtare, por pa mundësi për reshje, me një rënie të temperaturave.  Nga e premtja sërish kthjellime e diell.

Kushtet e motit të qëndrueshëm, me dominim të qetësive, mbajnë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes, ndërsa cilësia e ajrit mund të përkeqësohet me indeks që vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Datat:

17.10 – Në mëngjes ftohtë, ultësirave mundësi për mjegull.  Ditën kthjellët dhe me diell.

18.10 – Kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.

19.10 – Kryesisht me diell.

20.10 – Vransira kalimtare paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

21.10 – Kthjellët dhe me diell.  Më ftohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e ato maksimale fillimisht mbesin të larta në 19C e 20C, e nga dita e enjte pësojnë rënie deri në 14C e 15C.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, herë herë do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-4m/s.  Vetëm të enjten frynë edhe erë mesatare nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e hënë, më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë./Prishtinapress/

Exit mobile version