Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me të kësaj jave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.
“Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuajse çdo ditë, por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Në shumë zona të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcillen me stuhi dhe breshër.
Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.
Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.
Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.