Site icon PrishtinaPress

Ky është negociatori ukrainas që po raportohet se u vra nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

Mediat në Ukrainë kanë raportuar se Shërbimi Sekret i Ukrainës(SDB) ka vrarë Denys Kirieivev, negociator ukrainas që mori pjesë në bisedimet me Rusinë nën dyshimet për tradhti.

Denys Kirieiev fillimisht është arrestuar dhe më pas është vrarë raporton KyivIndependent duke cituar gazetën Pravda, përcjell Gazeta Express.

Sipas burimeve ai është dyshuar për tradhti përfshirë edhe bisedat telefonike të tij.

Kievi dhe Moska janë pajtuar të enjten, 3 mars, për të krijuar korridore që mundësojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi.

“Fatkeqësisht Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”.

Exit mobile version