3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ky është moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bëri të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i paqëndrueshëm i përcjellë me vranësira të dendura dhe intervale me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës së hënë vende-vende do të shoqërohen me riga të intensitetit të ulët fillimisht në veriperëndim të vendit, ku më pas, nga e dita e marte, e mërkurë dhe pjesa e parë e së enjtes, reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet.

Reshje me intensitet më të lartë pritet të ketë në perëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse pjesa juglindore parashihet që të ketë reshje me intensitet më të ulët, njofton IHK, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2 -5 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, në viset e ulëta, kurse në viset malore ku pritet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë, temperaturat minimale do të ulen në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit parashihet të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominues do të jetë jugperëndimi dhe verilindja, ku shpejtësia e saj mundë të arrijë deri 12m/s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img