Mot me diell dhe me vranësira do të përfshihet vendi gjatë këtyre pesë ditëve. Vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar , kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.
Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve ,duke filluar nga dita e hënë për të vazhduar deri ditën e premte.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës. Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me kushte për tu ngritur nga pjesa e dytë e javës.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja ku shpejtësia e saj mund të arrijë deri 11 m/s.