2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky është mjeku nga Podujeva që tentoi të punësojë mbesën e tij si stomatologe në QKMF

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri – mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë në një përzgjedhjen e një stomatologu në QKMF-në e këtij qyteti.

Në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e mbesa e tij të zgjidhet si doktoreshë e Stomatologjisë.

Mësohet se mjeku është Gëzim Thaçi i cili punon si stomatolog në QKMF.

 

“I pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img