Site icon PrishtinaPress

Ky është mësimdhënësi i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses në Deçan

Mësimdhënësi Valentin Selmanaj dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëse të një shkolle në Deçan.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se mësimdhënësi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Si dhe ndaj tij, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.

Në media është publikuar fotoja e mësimdhënësit, Valentin Selmanaj.

Exit mobile version