-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është mërgimtari nga Zvicra që dyshohet se kërcënoi partneren e tij në Kosovë, arrestohet sërish

Burri dyshohet se ka kërcënuar partneren e tij në Kosovë. Kjo e fundit ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë, i dyshuari posa ka arritur në Merdar është arrestuar dhe ka përfunduar në ndalim policor.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Avni Krasniqi, 40-vjeçar.

Krasniqi u arrestua të shtunën e 11 marsit në pikën kufitare në Merdar dhe i njëjti ishte shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pas denoncimit nga partnerja e tij.

Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar që ai të dërgohet në mbajtje dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

40-vjeçari me vendim të prokurorit ishte liruar dy ditë më vonë, por që i njëjti gjatë ditës së djeshme sërish është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Si ka ndodhur rasti?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 32-vjeçarja ka deklaruar se personi me të cilin ka bashkëjetuar, pas një konflikti verbal mes tyre, e ka kërcënuar nga Zvicra përmes mesazheve të ndryshme.

Për të mos mbaruar me kaq, ai ka vazhduar me thirrje, duke e kanosur seriozisht, për çka viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin, para se të ndodhë diçka më e madhe.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img