Gareth Bale i ka futur frikën në palcë Real Madridit në barazimin ndaj Atletikos.
Ylli uellsian luajti vetëm 45’ minuta e parë ndaj rivalëve lokal, duke u zëvendësuar nga Ceballos, e që fillimisht u mendua për një lëndim serioz.
Sipas ‘MARCA’, Gareth Bale do të stërvitet sot (e martë) me skuadrën, pasi sipas stafit mjekësor të Real Madridit, nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz, përcjell “lajmi.net”.
Aktualisht, ky është lëndimi i 20-të i uellsianit te skuadra spanjolle, e që mungesa e tij në fushë, është një hendikep i madh për ta.