-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ky është lajmi i fundit nga Gjykata Speciale

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë nesër vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017 Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017. Shpallja e vendimit do të bëhet në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë” thuhet në njoftimin e zyrës së  Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.

Më 27 mars 2017, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Rregulloren e Procedurës dhe të Provave ia referoi Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Paraprakisht, gjatë seancës së parë plenare, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës miratuan Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese kishte 30 ditë për të rishikuar Rregulloren dhe për të marrë vendim nëse Rregullorja është në përputhshmëri me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img