Site icon PrishtinaPress

Ky është kundërshtari i Shqipërisë me 31 gusht

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do ta nisë edicionin eliminator për Kupën e Botës “Rusia 2018”, me një miqësore kundër Marokut
Ndeshja kundër skuadrës afrikane, do të luhet më datë 31 gusht, në stadiumin e ri të Shkodrës.
Ky takim miqësor, do ti shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet që do të bëjë për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku ndeshjen e parë do ta luajë kundër kombëtares së Maqedonisë, pikërisht në Shkodër.
Ky takim miqësor kundër Marokut, është inicuar dhe mbështetur nga kompania “AS EVENTS”, e cila ka bërë të mundur arritjen e akordit.
Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të grumbullohet për t’u përgatitur për këtë takim, më datë 29 gusht, në resortin “Tropikal”, në Durrës.

Exit mobile version