Advertisement
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës
Para Ahmetit, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ishte Agim Veliu, ish-kryetari i Komunës së Podujevës, tani ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti.
Veliu kishte liruar pozitën në kohën kur ishte zgjedhur ministër i MPB’së në Qeverinë Kurti, ndërkaq ushtrues detyre ishte emëruar nënkryetari i AKK’së, Xhafer Gashi, i cili është kryetar i Komunës së Obiliqit.