2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është klubi me biletat më të shtrenjta në Ligën e Kampionëve (Foto)

Juventusi është skuadra që ka çmimin më të larta të biletave në Ligën e Kampionëve.
Një studim i portalit të basteve Spreadex ka zbuluar se bardhezinjtë janë para ekipeve si Barcelona dhe Arsenal. Të dhënat janë llogaritur me funte dhe i referohen vlerës së çmimit mesatar të një bilete për një ndeshje të vetme. Mes skuadrave më të shtrenjta është edhe Napoli, një ndeshje e së cilës kushton 34 funte ose 39.22 euro.
Për shkak të këtyre dy ekipeve Italia rezulton të jetë vendi më i shtrenjtë në nivel evropian, para Spanjës, Turqisë, Skocisë dhe Belgjikës.
https://youtu.be/WUlaHzTF60I

Vendet më ekonomike janë Ukraina, Bullgaria, Rusia, Portugalia dhe Polonia. Bie në sy, ndër të tjera, çmimi që i është dhënë Porto-s që ka një vlerë mesatare pre 10 funte për ndeshjet e Ligës së Kampionëve: do të thotë se një tifoz i Portos, pavarësisht vendit ku ulet, paguan 11 euro e gjysmë për ndeshje.
Me fjalë të tjera, një mbështetës i bardhebluve, për të parë të gjithë ndeshjet e grupit në shtëpi, shpenzon më pak nga shpenzon një tifoz i Juventusit dhe Napolit për të ndjekur një ndeshje të vetme.
https://youtu.be/OnceICP74sY

Të dhënat janë marrë direkt nga klubet dhe janë përllogaritur nga 22 shtatori i 2016-ës, që do të thotë se janë aktuale.
Për sa i takon Juventusit, duhet theksuar edhe se në ndeshjen kundër Sevillas ka pasur 33.261 spektatorë, një numër i ulët që mund të jetë ndikuar nga fakti se sfida është luajtur në mesjavë, por ka më shumë mundësi që arsyeja kryesore të jetë çmimi i biletave.

biletat 1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img