Site icon PrishtinaPress

Ky është ishulli që nuk lejon Instagramin, Facebookun dhe internetin këtë verë

Nëse dëshironi të postoni foto nga pushimet tuaja në Instagram, atëherë nuk duhet të shkoni në këtë vend.

A është e mundur të shkosh me pushime dhe të mos postosh asgjë në rrjetet sociale? Dilema e shekullit XXI. E vërteta qëndron diku në mes.

“Ulko-Tammio” është bërë ishulli i parë turistik në botë që nuk lejon telefonat inteligjentë. Ai ndodhet në Gjirin Lindor të Finlandës, ‘shtëpia’ e Nokia-s, kompania që qëndron pas telefonit celular më të shitur në planet.

Stafi i Parks & Wildlife Finland që menaxhon ishullin shpreson se fushata do të ketë një efekt pozitiv dhe turistët do të largohen nga ekranet dhe do të angazhohen me faunën dhe florën. Vizitorët mund të kalojnë netët e tyre në tenda ose në një kasolle të mirëmbajtur nga kompania. Ishujt si Ulko-Tammio në Gjirin Lindor të Finlandës janë zakonisht të aksesueshëm me varkë private ose traget.

Vërtet, sa e vështirë është për dikë që ta bëjë këtë? Kush do të zgjidhte të shkonte deri në Finlandë gjatë verës dhe të fikte celularin? Kush do t’i rezistojë sfidës për të bërë histori dhe të mos kontrollojë inbox-in. Pyetje retorike. Por në Finlandë, e cila është votuar si vendi më i lumtur në botë për gjashtë vjet rresht, ata mund ta dinë më mirë.

Exit mobile version