Site icon PrishtinaPress

Ky është ish ushtari i UÇK-së i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Rrahim Hashimi ish pjesëtar i Brigadës 138 Agim Ramadani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ai do të paraqitet para këtij trupi gjykues më 9 prill të këtij viti.

Në një konferencë për media Hashimi tha se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

“Nuk kam njohuri për ndonjë krim të kryer e as nuk kam kryer ndonjë të tillë. Nuk jam intervistuar kurrë më herët”.

“Avokat nuk do të marr në këtë kohë”.

Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK, tha se vendimet për paraqitjen në intervistime janë individuale dhe se deri më sot është vetëm një rast që ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.

“Ne nuk e njohim këtë Gjykatë, por i mbetet secilit të vendos veç e veç. Mirë është me iu përgjigj. Lufta ka qenë e drejt dhe e pastër”.

“Ne nuk i frikësohemi drejtësisë dhe veteranët do ta bëjnë më të mirën e mundshme”.

Exit mobile version