Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në afërsi të një objekti në Prizren është gjetur pa shenja jete një person.
Sipas policisë, vdekjen e ka konstatuar mjeku, teksa bëhet e ditur se i njëjti kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani.
Sipas “IndeksOnline” i vdekuri është Shpejtim Gashi, i moshës 30 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.
