Site icon PrishtinaPress

Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në vëndin e punës në Ferizaj

18-vjeçari, Shpresim Hysenaj ka vdekur sot në vendin e punës, si pasojë e një sulmi kardiak.

Ai është djalini veteranit të luftës, Bekim Hysenaj, ndërsa për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe nga OVL e UÇK-së dega në Shtime.

Njoftim mortor!

E rëndë të dëgjojmë një lajmë kaq të trishtueshëm për humbjen e jetës së djalit të veteranit Bekim Hysenaj djali i tijë Shpresim B. Hysenaj ka ndërruar jetë sot në moshë të re (18 vjeçare) i cili pësoi një sulëm (atak kardiak) të cilit nuk mundi ti mbijetoj!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega Shtime me dhembje të thellë pranoj lajmin dhe i shprehë ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit Bekimit dhe gjithë familjes së gjerë Hysenaj, zoti iu dhashtë forcë.

Të gjithë ne në këto momente po e bashkëndjejmë këtë dhimbje kaq të rëndë që keni ju tani.

Lutemi që shpirti i njomë i tij të pushoj i qetë!

P.S. Për kohën e varrimit do të ju njoftojmë në njoftimin e radhës!

Me respekt OVL UÇK-ës dega Shtime!

Exit mobile version