3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ky është i riu që dyshohet se kreu vetëvrasje në Carrabreg të Deçanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i ndjeri është Shkëlqim Dobraj 27-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga familjarët e të ndjerit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për Sinjalin.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për Obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i ndjeri është gjetur i varur në litar në një pjesë të shtëpisë së tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img