1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ky është i riu nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi në kryeqytet

Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. Ai humbi jetën teksa po kalonte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta.

Plagët e marra ishin fatale për të.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale në Podujevë thonë se ai është Erdin Haxhiu nga Podujeva.

Në vendin e ngjarjes kur edhe ndodhi fatkeqësia ishte edhe një grua tjetër.

E njëjta njoftohet të ketë pësuar lëndime trupore dhe ajo po vazhdon të mjekohet në kuadër të QKUK-së.

Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kishin arritur të gjitha ekipet emergjente, por 30 vjeçari veçse kishte ndërruar jetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img