Prishtinapress mëson se i plagosuri është Imer Gashi dhe dorasi pasi ka kryer aktin është vetëdorezuar në stacionin policorë në Skenderajt.
Kujtojme se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën “Bekim Berisha” në lagjen dy, shumë afër QKMF-së së Skenderajt.
Rastin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe zëdhënesi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.