Anëtari i klubit të kikboksit MV, Zarko Cvetkovic dyshohet se është i dyshuari kryesor për pronësinë e arsenalit të armëve që Policia e Kosovës arriti ta konfiskojë sot në veri të vendit.

Paparaci mëson se Cvetkovic është i dyshuari kryesor i Policisë së Kosovës për armatimet që u kapën sot në katër aksione të policisë.
Cvetkovic, me prejardhje nga qyteti i Pejës është anëtarë i klubit të kikboksit MV, si dhe njëherësh dyshohet se i njëjti është i përfshirë edhe në grupin terrorirst të Banjskës. I njëjti po ashtu është edhe anëtar i Civina Zastises.
