Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh edhe në Orllan të Podujevës.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja se i dyshuari që ka gjuajtur me armë është Abdyl Halimi, 35 vjeçar, i cili është arrestuar dje nga Policia.
Rastin dje e ka konfirmuar edhe Policia, e cila menjëherë pasi e ka marrë informatën për gjuajtje me armë ka zbarkuar në Orllan të Podujevës.
Pas kontrollit tek i dyshuarit, i gjetë dhe sekuestruar, një armë e gjatë AK -47, një armë e gjatë MP – 40 si dhe një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë marihuanë.
Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet për veprat: Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm, bbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.