-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ky është i arrestuari që dyshohet se plagosi aksidentalisht me kallashnikov shtetasin rumun në Prishtinë

Incidenti që ndodhi në garazhin e një shtëpie në Prishtinë, të mërkurën në mesditë, ku një person mbeti i plagosur dyshohej fillimisht se ishte vetëplagosje. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore u zbulua se viktima, shtetas i Rumanisë është qëlluar nga një person.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për rastin, i cili ka përfunduar në ndalim policor është Fatmir Krasniqi, rreth 50-vjeçar.

Krasniqi po dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën Julian Bisaon, duke i shkaktuar lëndime trupore për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, Policia kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img