13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ky është i arrestuari për grabitjet e fundit në Prishtinë, ikë nga kulmi i shtëpisë dhe ‘bie’ në prangat e Policisë

Grabitjet e armatosura që kanë ndodhur së fundmi në lokacione të ndryshme në Prishtinë kanë aktivizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në raste të tilla. Së paku dy prej tyre tashmë janë zbuluar, por vetëm njëri ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u kap nga Policia është Albatros Ajeti, i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari ndodhet akoma në arrati.

Të njëjtit dyshohen se janë përfshirë në së paku tri raste të grabitjeve të armatosura që kanë ndodhur ditët e fundit në kryeqytet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Ajeti është arrestuar në orët e pasdites dhe fillimisht ka ikur përmes kulmit të shtëpisë, por pasi zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të tij, kanë arritur ta ndalonin.

Përkundër rezistencës nga i dyshuari, Policia e ka prangosur dhe të i njëjti janë gjetur qindra euro, që dyshohet se janë të hollat që i ka grabitur në një biznes në Prishtinë, e po ashtu edhe drogë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img